Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 17:05

Zbulohet lista: Ja cila është juria shqiptare për 'Eurovisionin'

Më datën 16 maj, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin "Eurovision" me këngën shumë të pëlqyer "Ktheju tokës".

Ditën e sotme, këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë në profilin e saj në Instagram listën e këngëtarëve që do të jenë këtë vit juri e "Eurovisionit" dhe do të japin 50% të pikëve.

Juria shqiptare do të ketë pjesë të saj Anxhela Peristerin. Eranda Libohovën, Dilan Rekën, Julka Gramon dhe Gent Rushin, të cilët në bazë të eksperiencës së tyre në muzikë, do të vlerësojnë këngët e festivalit europian.

Anxhela Peristeri
Eranda Libohova
Dilan Reka
Julka Gramo
Gent Rushi