Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 16:04

Ndryshim drastik në pamje: Gazetari shqiptar humbet plot 25 kilogramë

Gazetari i njohur i emisionit "E hëna sportive", Alban Hasani, ka ndarë me ndjekësit në Instastory dy foto të tijat para dhe pas ndryshimit në peshë.

Gazetari ka zbuluar se për shkak të marrjes me sport, ka humbur plot 25 kilogramë, duke bërë një ndryshim të madh në pamjen e tij.

"Efekti i të marrit me sport, para dhe pas. -25 kilogramë. Puna vazhdon."- shkruan Albani krahas fotos ku tregon se ka ndërmend të heqë ende kilogramë nga pesha e tij.