Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 15:03

I ftuari i punoi rreng në emision, reagimi i Rudina Magjistarit s'duhet humbur

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari, e cila na shoqëron në ekran çdo pasdite, kishte të ftuar së fundmi në studion e emisionit të saj Klaudia Hilën, Florian Kokën dhe Ilia Kaçin nga "Teatri i Kukullave".

Të ftuarit kishin marrë me vete edhe disa pinguinë prej druri, të cilët i përdorin në shfaqjet në teatër.

Ndërkohë që prekte njërin prej tyre duke i komplimentuar për kukullat, i ftuari i tha me humor Rudinës: "Kujdes se kafshon!"

"Kafshon?"- e pyeti Rudina duke afruar dorën tek pinguini, mirëpo aktori improvizoi sikur pinguini po e kafshonte me të vërtetë.

Moderatorja largoi me njëherë dorën duke qeshur me të madhe dhe krahas videos së publikuar në profilin e saj në Instagram shkroi:

"E dija! Fëmija brenda meje qenka akoma aty!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on