Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 15:03

Olti Curri ironizon Alketa Vejsiun pasi u përlot në emision

Mbrëmjen e kaluar, moderatorja Alketa Vejsiu mbajti një fjalim emocionues gjatë "Kurthit të Piter Pan" dhe u përlot në skenë nga reagimi negativ që pati nisma e saj për të ndihmuar Xheison Baftin.

"Une kam jetuar ne nje shtepi qe fuste uje, u rrita me besimin dhe deshiren e madhe per te bere dicka te mire per jeten time, punova edhe ja dola. Kam degjuar nga te gjitha dhe nuk e kuptoj pse ky reagim, ne jemi nisur nga nje gje shume e mire", u shpreh Alketa me lot në sy duke iu referuar komentit të Olti Currit, sipas të cilit e kishin kthyer të voglin në lypës. Gjithashtu, moderatorja deklaroi se një pjesë të pagës së saj do t'ja dhurojë Xheisonit dhe familjes së tij. 

Pas deklaratës, Olti Curri reagoi në Instagram duke shkruar se të gjithë fëmijët e spektaklit, pa dallim, duhet të marrin shpërblim financiar.

"Rëndësi ka që Xheisoni të bëhet me shtëpi…dhe pas tij të ndihmohen edhe fëmijët e tjerë të spektaklit që kanë nevoja jetike pa bërë dallim. Gjithashtu duhet që të gjithë fëmijëve që dalin në ekran t’i lidhet kontratë shpërblimi financiar për çdo emision televiziv që bëhet, shpërblim që menaxhohet nga prindërit dhe faktohet me dokumenta nga produksionet dhe televizionet ku transmetohen këto spektakle. Të regjistruara dhe të taksuara sipas ligjit. Që nga data e fillimit të spektakleve, jo pasi të plasë debati në media. Të paktën fëmijët të paguhen se të rriturit kanë vetë në dorë të zgjedhin", shkruan Olti.

Mirëpo, gazetari nuk e ka lënë me kaq. Pas përlotjes së Alketës live në emision, ai ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet duke kërkuar në Google: "Kur qau Niçja". Më pas, ai e fshin dhe shkruan "Kur qau Alketa", dhe më pas përfundon videon e tij.