Vetëm pak ditë na ndajnë nga ardhja në jetë e fëmijës së parë të Princ Harryt dhe Meghan Markel. Familja mbretërore është treguar shumë diskrete dhe burime pranë tyre kanë treguar se nuk kanë ndërmend ta zbulojnë menjëherë momentin kur bebi do të vijë në jetë.

Megjithatë së fundmi shumë media të huaja kanë vënë re disa ndryshime në faqen zyrtare të familjes mbretërore. Siç dihet çdo anëtar i familjes mbretërore ka një faqe të vetën me një link të tipit: www.royal.uk/princess-charlotte.

Nëse në fund të linkut shtohet një emër dosido linku del i pavlefshëm. Mirëpo të shumtë janë ata që kanë vënë re se janë aktivizuar disa linke të reja që mbajnë emrin Arthur, James dhe Aleksander: për Princ Arthur del (www.royal.uk/prince-arthur), Prince James (wwwq.royal.uk/prince-james) dhe Prince Alexander (www.royal.uk/prince-alexander), të cilat nëse i klikon të çojnë automatikisht në faqen mbretërore.

Ka mjaftuar kjo që të gjithë të bien dakord që Meghan dhe Harry do të bëhen me një djalë i cili do të mbajë një nga emrat e mësipërme, Arthur, James ose Aleksander.






