Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 12:12

'Më tallnin në shkollë', Ava Max rrëfen vështirësitë e të qenurit shqiptare

Këngëtarja e hitit "Sweet but psycho", Ava Max, është kthyer në një ndër emrat më të njohur të muzikës në mbarë botën, e cila po bën krenar vendin tonë me sukseset e saj.

Në një intervistë për “Khaosod English”, këngëtarja ka bërë një rrëfim të sinqertë për vështirësitë që ka hasur gjatë kohës kur ishte në shkollë dhe punën e madhe të prindërve të saj shqiptarë për t'ja dalë mbanë nëpër botë.

"Kur prindërit e mi erdhën në Shtetet e Bashkuara, ata s'dinin anglisht dhe s'kishin fare para. Ata punuan shumë fort për të qenë aty ku janë tani. Ata më mësuan që të mos dorëzohem kurrë dhe më dhanë një etikë ë fortë. Kemi me të vërtetë femra të forta në vendin tonë."- shprehet Ava.

"U rrita duke u bu.llizuar shumë në shkollë dhe asnjëherë s'e ndjeja veten të ambientuar. Mendoja se nuk është normale, por në fakt është normale të ndihesh ndryshe, pasi të gjithë jemi të ndryshëm. Jemi unik dhe jemi fantastikë."- ka rrëfyer këngëtarja.