Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 12:12

Zyrtarisht 15 muajshe: Kjo foto e Khloes së Zaiminës do t'ju zbukurojë ditën

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është tepër aktive në rrjete sociale, ku publikon shpesh foto të ëmbla me të voglën e saj Khloen, e cila ka mbushur plot 15 muaj nga ardhja në jetë.

Në Instastory, këngëtarja ka publikuar një pozë të vogëlushes, ku shohim se sa shumë është rritur Khloe dhe ngjashmërinë e madhe që ka me babain e saj, Klodin.

"Zyrtarisht 15 muajshe, jeta ime", shkruan Zaimina krahas fotos së ëmbël të së bijës, e cila ka pozuar duke mbajtur një lule në dorë.