Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 12:12

Të gjithë janë gjendur në këtë situatë: Vesën e gjen belaja me të motrën

Këngëtarja Vesa Luma është prej kohësh pjesë e mediave rozë dhe jeta e saj private komentohet shumë nga publiku. Dita e sotme është shumë e veçantë për këngëtaren pasi motra e saj Dea feston ditëlindjen.

Këngëtarja ka zgjedhur që ta urojë atë publikisht nëpërmjet një postimi shumë komik që ka shkaktuar të qeshura tek ndjekësit dhe tek i cili të gjithë vajzat që kanë një motër e gjejnë veten.

“Është ditëlindja e motrës time. Uroj qe vitin qe vjen mos me mi marr teshat, me i mshef ne valixhe e me ti pa unë ne fotografi veshun.”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos ku shihet e motra e veshur me një kostum popullor.