Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 11:11

Prej një viti e dashuruar, Ajsi Xhaxhaj flet për fejesën

Në prill të vitit të kaluar, aktorja e njohur Ajsi Xhaxhaj publikoi në Instastoryn e saj një foto krah një mashkulli misterioz me të cilin kishte udhëtuar në Paris, duke treguar se tashmë ishte në një lidhje të re.

"Le të biem në dashuri në Paris", shkruante Ajsi krahas fotos me mashkullin të cilit ia kishte mbuluar fytyrën.

Herë pas here në profilin e saj në Instagram, ajo ka publikuar foto me partnerin misterioz, ndërsa së fundmi është pyetur nga ndjekësit nëse do të kemi ndonjë fejesë nga aktorja.

"Kur do të fejohesh?"- e pyet ndjekësi, të cilit Ajsi ja ka kthyer duke qeshur:

"Aty e kemi, nuk na ikën."- duke publikuar edhe një foto ku ka pozuar me dorën e të dashurit të hedhur mbi sup.