Këngëtari Alban Ramosaj dhe e motra Beatrix udhëtuan në fundjavë në Greqi për të kaluar festën e Pashkëve. Megjithatë, siç treguan dhe ata udhëtimi i tyre nuk shkoi aspak mirë, pasi disa persona kishin thyer xhamin e makinës dhe kishin marrë pasaportat e tyre dhe gjithë sendet me vlerë.

“Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vod.hën pasaportat e disa dokumenta të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që “është rrugës”. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!” , kishte shrkuar Albani në një postim.

Së fundmi, këngëtari ka folur për ngjarjen shokuese në një prononcim për ‘Blitz.al’ ku ka zbuluar se çfarë ndodhi dhe kush u erdhi në ndihmë.

“Falë Zotit nuk ka ndodhur diçka më e rëndë e jemi shëndoshë e mirë. Ironikisht kaluam mjaft mirë, pavarësisht gra.bit.jes (qesh). E vetmja gjë që më ngacmon kuriozitetin është pse pasaportat? Dhe në ç’formë mund të keqpërdoren? Policia na tregoi që në të njëjtën natë rreth 8 makina të tjera ishin gra.bit.ur dhe vetëm pasaportat ishin vje.dh.ur. Uroj të jetë mbyllur me kaq dhe të mos ketë vazhdim ky episod.”

“Duke qenë se u gjendëm në Selanik në periudhë festive dhe pushimi, autoritetet përkatëse duket se mundoheshin të rrinin në shpirtin e festës. Ky ishte dhe shkaku i neglizhencës dhe reagimit të ngadaltë ndaj telefonatave dhe vizitave në rajone policore të ndryshme. Nuk u vëmë faj, të gjithëve na pëlqejnë ditët e pushimit. Falë zotit nuk ishte aks.ide.nt rasti ynë se kushedi si do përfundonte situata. Një falenderim të veçantë për zonjushë Anjeza Lilollarin, të konsullatës shqiptare që pavarësisht se në ditë pushimi, na u gjend e gatshme për çdo gjë. Rroftë Gja.ku Shqiptar! Gëzuar Pashkët dhe kini kujdes në aventurat tuaja.”, ka përfunduar ai.






