Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 10:10

Vetëm disa orë pas ardhjes në jetë, shihni ç'bën burri i Diellzës për të bijën

Ish-missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një vajzë, që së bashku me partnerin, Fisnik Rugovën, e pagëzuan me emrin Helena.

Menjëherë pas ardhjes në jetë të vogëlushes, në rrjet qarkulluan fotot e bukuroshes shqiptare me të voglën në krahë, ndërsa vetëm disa orë pas lindjes, partneri i Diellzës, Fisniku, ka publikuar foton e parë të vajzës.

Ai e ka fotografuar të voglën e tij dhe krahas saj ka vendosur figurën e një ëngjëlli, pa shkruar asgjë më tepër në foton e ëmbël të publikuar në Instastory.