Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 10:10

Edhe meshkujt qajnë: Ja 3 rastet kur Lorik Cana s'i ka mbajtur dot lotët

Teksa ishte i ftuar në "Kurthin e Piter Pan", ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, është vënë përballë pyetjeve të fëmijëve, ku një prej tyre e ka pyetur për faktin që Loriku ka derdhur lot për gjyshin e tij.

"Unë kam parë në televizor që ti ke thënë "Unë kam qarë vetëm për gjyshin." Çfarë është një gjë që ta ka thënë gjyshi që të ka mbetur në zemër dhe në mendje?"- e pyet një vogëlushe futbollistin.

"Në fakt kam gënjyer sepse nuk kam qarë vetëm për gjyshin. Qaj shpesh, jo çdo ditë. Kam qarë kur më ka lindur djali, kur jemi kualifikuar me Shqipërinë në Kampionatin Europian, kurse për gjyshin kam qarë se kam qenë shumë i lidhur me gjyshërit dhe kur ka ndërr.uar jetë, pastaj kam qarë shumë."- rrëfeu Loriku para fëmijëve.