Nga Shqipëria / E Martë 30 Prill 2019, 09:09

Pozoi pa rroba fare në plazh, moderatori shqiptar thumbon Alban Ramosajn

Disa javë më parë bëri xhiron e rrjetit një foto e këngëtarit Alban Ramosaj, i cili kishte pozuar në plazh i zhves.hur, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me foton e tij.

Kjo pozë i është përmendur edhe moderatorit Isli Islami, i cili kërkonte mendimin e ndjekësve se cila duhet të ishte foto e tij e njëmijtë në profilin e Instagram.

"Çfarë mendoni se duhet si postim i njëmijtë? Sugjeroni sugjeroni."- shkruante Isli në Instastory, duke marrë mesazhe ku ndjekëset i kërkonin një foto si e Albanit.

Pasi nuk i ka pëlqyer kjo ide, Ilsi i kërkon fansave të bëhen pak seriozë dhe e thumbon publikisht Alban Ramosajn, duke thënë se nuk ka rrëshkitur ende që të bëjë një veprim të tillë.

"Le të bëhemi çik seriozë dhe mundohuni ta ndani seriozitetin nga shakaja. Nuk kam rrëshkitur ende."- shkruan Isli në postim.