Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli ka bërë sot deklaratën e papritur, e ftuar në emisionin "Ftesë në 5". Genta u shpreh se vitin tjetër do e shohim nënë.

"Kur e sheh veten nënë? Kur do e marrim atë lajmin?", e pyeti Bieta. "Ndoshta vitin tjetër", ja ktheu Genta shumë serioze.

Por më pas mes moderatores dhe këngëtares plasën të qeshurat dhe Bieta i tha: "9 muaj kalojnë shumë shpejt. Duhet të kesh ndonjë gjë të sigurt". Genta nuk zbuloi më shumë se kaq.









