Nga Shqipëria / E Hënë 29 Prill 2019, 19:07

Sukses ndërkombëtar: 2 gisht mjaltë pushton kinematë e Europës

"2 gisht mjaltë", filmi që theu rekord në historinë e kinemasë shqiptare, pas suksesit në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni, do të pushtojë kinematë e Europës.

"2 gisht mjaltë" tashmë do të jetë edhe në kinematë e Turqisë dhe Zvicrës.

Ermal Mamaqi me anë të një postimi në Instagram ka bërë të ditur se ka nisur turneu i "2 gisht mjaltë në Evropë".

Nga 2 Maji filmi do të jetë në të gjitha Kinematë e Zvicrës.

Kujtojmë që "2 gisht mjaltë", theu edhe rekordin e "Fast & Furious" duke shitur 101,000 bileta në 10 ditë.