Nga Shqipëria / E Hënë 29 Prill 2019, 19:07

Nik Xhelilaj flet për serialin e ri në TV Klan, i komenton aktorja e madhe turke

Do të nisë transmetimin në TV Klan më 6 maj seriali turk "Qyteti i humbur", një serial dramatik me protagonist aktorin shqiptar, Nik Xhelilaj. Transmetimi i këtij seriali në Shqipëri e ka lumturuar shumë Nik Xhelilajn.

"Qyteti i Humbur i cili me njohu mua, për tu dashuruar më pas përgjithmonë me Stambollin. Nga data 6 Maj do të shfaqet çdo ditë e Hëne - e Premte më në fund edhe në Shqipëri. I lumtur", shkruan Niku në një postim në Instagram.

Në këtë postim ne të "Xing.al" dalluam komentin e aktores së madhe turke Nazan Kesal e cila në këtë serial luan rolin e nënës së Nikut. Nazan Kesal njihet edhe nga roli i Faziletit në serialin "Zonja Fazilet dhe të bijat".

"Aaaa do transmetohet në vendlindjen tënde. Shpirti im do jetë një ndjesi tjetër për ty", i komenton aktorja Nikut i cili i përgjigjet: "Po, më në fund, jam shumë i lumtur".

Në këtë serial luan edhe aktorja Gokçe Bahadir të cilën tashmë e njihni si Oja.