
Ditën e djeshme, ish-missi Diellza Kolgeci dhe partneri i saj, basketbollisti Fisnik Rugova, u bënë prindër për herë të parë.
Diellza solli në jetë një vajzë që çifti vendosi t'a pagëzojë me emrin Helena, ndërsa menjëherë qarkulloi në rrjet foto e parë e bukuroshes shqiptare me vogëlushen e saj.
Në llogarinë e saj në Snapchat, Diellza ka ndarë me ndjekësit një foto të veçantë me mamanë dhe të voglën, foto të cilën e bëri publike në Instagram mikesha e ish-missit.
"Tri gjenerata, gjyshja Lale, mami Diellza, cikrushja Helena”, shkruhet në foton ku Diellza shfaqet me të voglën në duar, teksa pranë i qëndron e ëma.