Nga Shqipëria / E Hënë 29 Prill 2019, 16:04

Erdhi në jetë Maël, ja ç'kuptim ka emri i djalit të Gjira Kajtazit

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin shumë të veçantë, Maël.

“Dhe ky është momenti që ndryshoi jetën tonë përgjithmonë… Mirë se vjen djali jonë Maël Ibrahimaj. Faleminderit që na zgjodhe ne si nënën dhe babain tënd. Mezi presim të njohim shpirtin tënd të guximshëm”- shkruante Gjira krahas postimit me të voglin e sapoardhur në jetë.

Sipas "News31", emri i veçantë i vogëlushit të Gjirës ka një domethënie të vjetër. Maël nënkupton 'princ', ndaj këngëtarja i ka vendosur këtë emër princit të saj të vogël.