Siç dihet ylli i reality showt të njohur "Keeping up with the Kardashian", Kim Kardashian pritet që të bëhet nënë për herë të katërt e një djali nga një nënë surrogate. Edhe pak kohë na ndajnë nga ardhja në jetë e vogëlushit dhe Kim ka bërë një baby shower së fundmi tema e të cilit i ka shokuar të gjithë.

Festa quhet “Kan.abis dhe meditimi” dhe në qendër të tij ishin cigaret e kan.abi.sit. Kim madje ka zbuluar dhe arsyen se përse ka zgjedhur këtë mënyrë festimi.

“Pra, duke qenë se unë jam e frikësuar dhe fëmija po vjen për dy javë, kam menduar se nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar se sa me pak CB.D”- tha Kim në nisje të festës ku të pranishëm ishin shumë personazhe të njohur.






