Ditën e djeshme ish-Missi dhe aktorja e njohur Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova u bënë për herë të parë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Helena Rela Rugova.

Ndonëse ata nuk publikuan asnjë foto në rrjetet sociale, ‘rtv21.tv’ siguroi pamjet e para të Diellzës me vogëlushen në krahë. Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka reaguar dhe ka folur për herë të parë për ndjesinë e të qënurit nënë.

Në një prononcim për ‘rtv21.tv’, Diellza ka rrëfyer momentin e ëmbël kur mori në krahë vajzën.

“Nuk e kam besu që ato dhimbje aq të mëdha mundet dikush t’i kaloj në sekondë”, u shpreh Diellza, duke shtuar se në spital do të qëndrojë edhe dy ditë derisa t’i kryej kontrollet tjera.







