Nga Shqipëria / E Hënë 29 Prill 2019, 11:11

Pasi Meghan i futi në sherr, ja çfarë po ndodh mes Princ William dhe Harryt

Kohët e fundit familja mbretërore ka qenë shumë e komentuar dhe në vëmendje të të gjitha mediave për shkak të ndodhive të njëpasnjëshm. Shtatzënia e Meghan, tradhëtia e Princ William ndaj Kate, por edhe sherri mes dy vëllezërve është përfolur gjatë nga publiku.

Siç dihet prej kohësh Princ William dhe Harry kanë qenë të zënë  për shkak të bashkëshortes së këtij të fundit Meghan. Burime pranë familjes treguan se William nuk ka qenë dakord me martesën e Harryt me Meghan pasi ata zyrtarizuan lidhjen vetëm pas 2 vitesh, një periudhë kjo shumë e shkurtër për të marrë vendimin e martesës.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Harryt dhe për këtë arsye ata nuk u panë më bashkë, gjë që bëri të aludohej se mes tyre kishte ndodhur një sherr i madh. Megjithatë së fundmi ‘Daily Mail’ ka mësuar se dy vëllezërit kanë rregulluar më në fund marrëdhëniet e tyre.

“Nuk kishte ndonjë mbledhje formale, nuk ishte asnjëherë aq rëndë gjendja. Ato i rregulluan keqkuptimet mes tyre dhe tani janë në kontakt të përhershëm”, kanë thënë burimet duke treguar që edhe raporti mes dy kunatave ka ndryshuar pasi Kate dhe William kanë vizituar së fundmi dukeshën  e cila është shtatzënë.