Kantautori i njohur Elgit Doda dhe partnerja e tij, Klea Huta, janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët shfaqen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe herë pas here bëjnë dedikime të ëmbla për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Prej dy vitesh ata janë së bashku dhe e kanë konsoliduar marrëdhënien e tyre, mirëpo këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka vendosur ditën e sotme t'i kujtojë Elgitit kohën kur ai ishte single.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku Elgiti ka pozuar pranë një modeleje të zhves.hur, e cila e ka fshehur fytyrën e saj.
"Foto e shkrepur nga unë në 2014. Kur hap arkivat për të rishikuar foto të vjetra. E vjetër por me vlerë."- shkruan Rezarta krahas fotos që me siguri Kleas nuk i pëlqen t'a shohë.

"Modelja më ka bindur 99% se duhet të publikojmë dhe foton tjetër, ku është i dukshëm profili. Unë akoma po e mbaj veten 1% që ta ruajmë enigmacionin. Ju si mendoni?"- pyet Rezarta ndjekësit në foton pasardhëse në Instastory, duke e lënë ende të pazbuluar portretin e vajzës.






