Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, mbrëmjen e djeshme është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Maël.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushin e saj teksa pranë po i qëndron bashkëshorti.

“Dhe ky është momenti që ndryshoi jetën tonë përgjithmonë… Mirë se vjen djali jonë Maël Ibrahimaj. Faleminderit që na zgjodhe ne si nënën dhe babain tënd. Mezi presim të njohim shpirtin tënd të guximshëm, ka shkruar Gjira.







