Nga Shqipëria / E Diel 28 Prill 2019, 22:10

Gruaja e Serhanit në jetën reale është aq e bukur sa do t'ju lë gojë hapur

Aktori Mert Firat është bërë shumë i njohur në Shqipëri falë rolit të Serhanit në serialin më të ri turk që transmetohet në TV Klan. Ai luan rolin e një biznesmeni, të martuar, që bie në dashuri me mikeshën e bashkëshortes së tij.

Në jetën reale, Mert Firat, 38 vjeç është i martuar me biznesmenen Idil Firat, 31 vjeç. Ajo ka lindur në San Francisko dhe shkollën e ka bërë në Londër. Pasi mbaroi masterin, Idil shkoi në Turqi dhe punon në biznesin e familjes së saj, bën të ditur Xing.al.

Çifti u martuan në vitin 2018 dhe dasma e tyre u komentua nga të gjithë mediat turke. 

Mert dhe Idil njihen si një ndër çiftet më simpatik turk.