Nga Shqipëria / E Diel 28 Prill 2019, 21:09

Kjo është e vetmja këngëtare shqiptare që nuk ka Instagram

Instagrami është rrjeti social më i përdorur dhe një profil në të e kanë pothuajse të gjithë VIP-at duke qenë se nëpërmjet tij reklamojnë projektet e reja, publikojnë foto e komunikojnë me fansat. Mirëpo ka edhe nga ata artistë që nuk i shkon në mendje të hapin një llogari në Instagram e një prej tyre është Jehona Sopi.

Këngëtarja që dikur sillte vetëm hite prej disa vitesh është shkëputur nga muzika e duke qenë se nuk i përdor as rrjetet sociale, publikun e merr malli për të.

Vesa Luma ka publikuar sot një foto me Jehonën dhe shkruan se nuk e ka bindur dot të hapë një profil në Instagram, edhe pse kanë 15 vite shoqëri.

"15 vjet shoqni e dashni, ama kurrqysh me bind me qel insatgram", shkruan Vesa.