Nga Shqipëria / E Diel 28 Prill 2019, 20:08

Fjodora Fjora takon Antonio Banderas, moderatorja tregon ç'i bëri aktori

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjodora Fjora ndodhet aktualisht në Paris ku gjatë një dreke në restorant ka rastisur me aktorin hollywoodian, Antonio Banderas.

Fjodora fillimisht e ka filmuar Antonion nga larg dhe i ka pyetur fansat nëse duhet t'i flasë apo ta lë të qetë.

"Më shkoi dreka në kurriz duke parë Antonio Banderas", shkruan moderatorja në postimin tjetër.

Por më pas Fjodora e ka marrë guximin për t'i kërkuar një foto Antonios i cili është treguar shumë i sjellshëm.

"Dhe më në fund e takova. Ai është kaq i sjellshëm sa të bën ta adhurosh më shumë", shkruan Fjodora.