Teksa të gjithë mezi prisnin që ta shihnin një ditë nuse, moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fjodora Fjora ka deklaruar se ka hequr dorë nga dasma.

E ftuar në "Thumb", Fjodora është shprehur se nuk e ka ëndërr të bëhet nuse pasi ka veshur edhe më parë fustane të bardha.

"Nuk e kam pasur ndonjëherë ëndërr që të bëhem nuse sepse kur kam qenë e vogël, te sfilatat dhe xhirot e para që bënim nëpër dyqane, mbaj mend që bënim disa xhirime dhe kam veshur disa fustane të bardha. Unë kam hequr dorë nga martesa gjashtë apo shtatë vjet përpara.
Më dukej, sikur të kisha lekë vetëm dasmë s’do bëja. Jo nga martesa si institucion, nuk kam asgjë kundër. Por për dasmë, kur shihja kostot që vinin vërdallë thoja: Këta janë komplet budallenj. Kur e mendoja e imagjinoja me miqtë të merrja një anije të vogël. Gjithsesi na duhet burrë njëherë para dasme", u shpreh Fjodora.








