Ronela Hajati dhe Young Zerka vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar në media për shkak se asnjëri prej tyre nuk e konfirmon lidhjen e shumëpërfolur.

E ftuar sot në "E diell", Ronela e krahasoi lidhjen e tyre me një telenovelë.

"Beautiful’ ka zgjatur me vite të tëra, ndaj sa më shumë ta zgjasim këtë histori, aq më shumë lekë marrim nga reklamat", u shpreh Ronela.

"Nuk i dihet çfarë ndodh deri në fund se varet dhe nga regjisori. Me rëndësi është që unë po e shijoj telenovelën sepse jam aktore shumë e mirë", shtoi këngëtarja.







