Nga Shqipëria / E Diel 28 Prill 2019, 14:02

Takimi i parë me të bijën, këto foto të Diellzës dhe vajzës s’duhen humbur

Ish-Missi i njohur Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova u bënë ditën e sotme prindër për herë të parë të një vajze. Vogëlushja kishte ardhur në jetë në mesnatë dhe pak më parë ‘Gazeta Express’ zbuloi se çifti i njohur e ka pagëzuar me ermin Helena.

Diellza dhe Fisniku ende nuk kanë reaguar dhe kanë zgjedhur mos të publikojnë foto në rrjetet sociale. Megjithatë “RTV21” ka siguruar pak më parë disa fotografi nga takimi i parë i Diellzës me të bijën.

Siç shihet në fotot, bukuroshja shqiptare shfaqet shumë e lumtur dhe e përlotur teksa mbanë për herë të parë në krahë vogëlushen Helena.