Nga Shqipëria / E Diel 28 Prill 2019, 13:01

Nënën për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i vajzës së Diellzës

Pak orë më parë në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Diellza Kolgeci dhe partneri i saj, basketbollisti i njohur Fisnik Rugova, u bënë prindër për herë të parë.

Sipas ‘Prive’, bukuroshja shqiptare lindi në mesnatë, ndërkohë që lajmin e konfirmoi mikesha e saj nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale ku tregoi për lindjen e vogëlushes.

Mirëpo, ndonëse çifti i njohur ende nuk ka reaguar, ‘Gazeta Express’ ka zbuluar pak më parë emrin special që Diellza dhe Fisniku i kanë vendosur vajzës. Sipas tyre, ata kanë zgjedhur që ta pagëzojnë atë me emrin Helena dhe gjithashtu thuhet se që të dyja gëzojnë shëndet të plotë.