Nga Shqipëria / E Diel 28 Prill 2019, 11:11

Moment i sikletshëm: I ftuari i kthehet keq Kiara Titos në mes të emisionit

Moderatorja e njohur shqiptare Kiara Tito është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në media. Jeta e saj private, por edhe emisionet që ajo prezanton komentohen gjatë.

Së fundmi, bukuroshja  shqiptare ka qenë e ftuar në emisionin “Jo vetëm modë” ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj. Kiara nuk ka ngurruar të tregojë dhe një moment të sikletshëm që i ka ndodhur gjatë transmetimit me një nga të ftuarit.

“Gjatë kohës kur kam qenë në Select, kishim një të ftuar në studio. Fatkeqësisht, kam qenë në një moment shumë delikat sepse më vinte shumë për të qeshur. I ftuari që kisha përballë e mori për ters sepse normalisht, unë bëja pyetje dhe qeshja. Më tha ‘ç’hall ke që qesh se s’po të kuptoj.’ Ndërkohë ishte komplet tjetër gjë. Isha live. Më rridhte rimeli, grimi që kisha rreth syve”, ka thënë Kiara teksa nuk ka dashur të zbulojë emrin e personazhit.