Gazetarja e njohur shqiptare, Aida Shtino, e cila për publikun shqiptar u bë shumë e njohur fal emisionit “Njerëz të humbur” pak ditë më parë u mësua se i ishte futur politikës dhe se do të bënte pjesë në Partinë Republikane të Fatmir Mediut.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për ‘Dosja.al’ ku ka zbuluar arsyen se përse i është futur politikës.
“Ka më shume se një vit që jam angazhuar në Partinë Republikane në pozicion e Sekretares e Marrëdhënieve me Publikun, me vendim të Këshillit Kombëtar të PR-së. E gjithë kjo bazuar në aktivitetin tim si gazetare dhe eksperiencën në marrëdhëniet me publikun. Historia ime familjare dhe bindjet e mia janë të djathta dhe Partia Republikane është një parti e djathtë, pa ekuivokë, që kushdo lehtësisht mund ta identifikojë me besimin, traditën, pronën dhe kombin. Unë besoj më shumë në vlerën dhe rolin e individit në shoqëri dhe mundësitë qe i jep atij liria, sesa nga kontrolli i shoqërisë nga një grup”Elitar” qeverisës që zgjerojnë pushtetin e tyre dhe ngushtojnë liritë e individit.”, ka treguar Aida.

Aida gjithashtu ka folur dhe për emisionin ‘Njerëz të humbur’ ku pas shumë vitesh ka zbuluar arsyen se përse e mbylli.
“Fatkeqësisht në Shqipëri gjërat me vlerë mbyllen, ndërpriten apo zhduken… Emisioni u mbyll ne 2014. E mbyllën ata që ndoshta ju cënonte direkt apo indirekt trasmetimi i një emisioni të tillë, i cili trajtonte histori nga më të ndryshmet, investigonte në detaje, por që në thelb ju shërbente drejtpërsëdrejti njerëzve. Mënyra si e mbyllën, kërc.ëni.met që më kanë bërë personalisht vazhdimisht në shumë forma e mënyra, ishte shumë degraduese për ata dhe jo për mua, sepse unë besoj dhe do të besoj në vlera dhe drejtësi derisa të kem jetë. Këto janë parimet që më kanë mësuar prindërit dhe gjyshërit e mi që në vogëli. “, përfundon Aida.





