Nga Shqipëria / E Diel 28 Prill 2019, 10:10

Magjike: Burri i propozon partneres për martesë live në emision

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Dua të të bëj të lumtur" është trajtuar historia e një çifti, Albanit dhe Marinelës. Albani i cili në moshën 17-vjeçare kishte emigruar në Itali ishte njohur atje me një italiane me të cilën ishte martuar dhe kishte sjell në jetë dy fëmijë.

Megjithatë ata u divorcuan për shkak të debateve të ndryshme dhe me anë të një miku ai kishte njohur Marinelën me të cilën kishte rënë në dashuri me shikim të parë. Albani i ishte drejtuar emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të treguar se ka marrë një hap të rëndësishëm në lidhjen me Marinelën. Ai donte që t’i propozonte në emision partneres së tij.

Megjithatë, Arbana dhe stafi kishin menduar që t’i bënin Marinelës një lojë duke e bërë të mendonte se Albani e kishte ftuar për t’i shprehur dashurinë. Marinelën e shoqëruan në prapaskenë dhe në momentin që ajo hyri në studio partneri po e priste me një unazë në dorë.

“Ti hyre në jetën time në një kohë të vështirë për mua. Je shumë e rëndësishme për mua dhe të falenderoj që je bërë pjesë e pandashme e jetës sime. Prandaj nëse je dakord dua që të martohesh me mua!”, i tha Albani, ndërsa Marinela e prekur i tha ‘Po’ propozimit.