Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Prill 2019, 23:11

U penduan: Era dhe Nora heqin disa skena nga videoklipi i këngës 'Nuk e di'

Pak ditë më parë Era dhe Nora publikuan më në fund bashkëpunimin e tyre të shumëpritur "Nuk e di", një këngë që u pëlqye shumë dhe arriti miliona shikime.

"Prive" bën të ditur se Era dhe Nora i kanë hequr disa skena nga videoklipi. Në njërën prej skenave Nora do të shfaqej si Rozafati dhe në një tjetër do të ishte rrethuar nga valltarë. Ndërsa Era ishte parashikuar të dukej sikurse një bust i ngrirë, skenë nga e cila ajo postoi edhe foto.

Mirëpo këto skena nuk arritën të realizohen për kushte teknike.

Nora pjesën e saj nuk e pëlqeu teksa Era nuk e vendosi bustin në klip sepse ishte e stërlodhur nga xhirimet.