Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Prill 2019, 22:10

Habit Ledina: I them djalit të provojë shumë femra

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Ledina Çelo ka folur si rrallëherë edhe për jetën private, marrëdhënien me bashkëshortin dhe për dy fëmijët e saj. Ledina u shpreh se është një nënë liberale e madje djalit i thotë të shijojë jetën e më pas të martohet.

“Kur isha shtatzënë me fëmijën e parë doja të ishte vajzë. Por kur doktori tha se e kisha djalë, burri u gëzua shumë. Tani bëra gocën dhe prapë te djali e kam mendjen. Por edhe si gocat nuk ka. Kush ka vajza botën ka”, u shpreh Ledina.

E pyetur nëse ja ka gjetur nusen djalit, këngëtarja u përgjigj: “Jo more jo, unë i them djalit të bëjë qejf, të shëtisi, të keqen mami mos u marto shumë i ri. Jam nënë shumë liberale. Kam qejf që çuni të provojë shumë. Kurse për gocën është ndryshe”.