Këngëtarja shumë e dashur për publikun, këngët e të cilës mbeten hite, Ledina Çelo prej vitesh jeton në Gjermani ku ka ndërtuar familjen e saj dhe është nënë e dy fëmijëve. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Ledina ka folur për herë të parë për njohjen me bashkëshortin e më pas momentin kur i ka propozuar.

Ky moment ka qenë shumë i pazakontë pasi Naimi kishte bërë plan t’i propozonte Ledinës sapo të shkonte ora 12:00 mirëpo nuk kishte mundur të gjente çelësat e shtëpisë dhe kishte thyer derën.

“Për martesë më bëri dhuratë një unazë shumë të bukur. Dolëm atë ditë se ishte ditëlindja ime. Kur ishim në restorant insistonte të mbaroja së ngrëni shpejt që të shkonim në shtëpi. Edhe unë mendova se kishte mendje të keqe si gjithë meshkujt.
Shkuam në shtëpi por nuk gjente çelësat të hapte derën. Kur shoh unë ky e theu derën. Në orën 12 më tregoi unazën. Donte patjetër që të ma jepte unazën në orën 12 prandaj e theu derën. Po kështu bëjnë burrat në fillim se pastaj…”, u shpreh Ledina.







