Prej disa vitesh moderatori simpatik dhe shumë i pëlqyer nga femrat, Arjon Muça është në një lidhje me një vajzë identitetin e të cilës nuk e ka bërë kurrë të ditur duke e ruajtur privatësinë e saj.

Në rrjet qarkullojnë vetëm pak foto të çiftit në të cilat nuk shfaqet fytyra e vajzës. Por ditën e sotme i ftuar në "Thumb", Arjoni ka folur si rrallëherë për të duke treguar se kanë 5 vite së bashku.

"Po ça jeni duke pritur djalë a vajzë?", e pyeti Fatma Arjonin i cili i habitur ja ktheu: "Pse është shtatzënë? Dini gjë ju? Është surprizë?"

"Unë ja çoj fotot nga mesi e sipër, vështirë të ngelet shtatzënë se kam dëgjuar që me foto mesi e poshtë ngelen", shtoi Arjoni duke qeshur.

"Kjo është një lidhje që më përket mua dhe nuk po e mohoj. Familjet e dinë lidhjen tonë, por nuk i kemi bërë këto takimet, kafe, gjëra shqiptare. Ajo studion jashtë, takohemi një herë në muaj. E kam menduar edhe të shkoj të jetoj atje", u shpreh Arjoni./Xing.al






