Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Prill 2019, 17:05

Do qeshni me lot: Ja ç'i punon Miriami kolegëve në prapaskenën e 'The Voice'

Pas finales së madhe të "The Voice Kids", e cila përfundoi me fitoren e vogëlushes nga Korça, Alteas, antarët e jurisë kanë nisur të publikojnë momente nga prapaskenat e xhirimeve.

Renis Gjoka ndau me ndjekësit në Instagram ditën e sotme momente epike gjatë xhirimeve për spektaklin, kur Miriamin e zë e qeshura dhe s'lejon as të tjerët që të qëndrojnë seriozë e të xhirojnë.

Ata përsërisin shumë herë të njëjtën skenë dhe shkrihen së qeshuri me njëri-tjetrin, siç mund ta shihni në video.