Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Prill 2019, 16:04

Publikoi foto me të, Fatma i lë Alfios komentin epik

Shefi i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja Fatma Methasani janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit në showbizin shqiptar, të cilët herë pas here tërheqin vëmendjen e ndjekësve me pozat me njëri-tjetrin në Instagram.

Së fundmi, Alfio publikoi në profilin e tij një foto me Fatmën, por mesa duket moderatores nuk i ka pëlqyer aspak vetja në pozën e shkrepur.

"Bravo amore, që poston foto ku unë nuk dal mirë."- i shkruan Fatma me humor partnerit në komente, duke i bërë me siguri ndjekësit të qeshin.