Prej disa ditësh tërhoqi vëmendjen e mediave sherri mes Shyhrete Behlulit dhe motrave Mustafa. Këto të fundit e akuzuan Shyhreten se ka huazuar idenë e një kënge që i dedikohej nënës, gjë të cilën Shyhretja nuk e pranoi dhe kërkoi t'i kërkohej falje.

Megjithatë, dy motrat Mustafa nuk i kërkuan falje dhe këngëtaret u hoqën nga lista e ndjekësve në Instagram. Pas sherrit të bujshëm, motrat Mustafa po e vazhdojnë punën e tyre pa marrë parasysh se ç'ndodhi dhe duket se e kanë lënë pas këtë ngjarje.

Ato kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, ku kanë performuar së bashku në një mbrëmje, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme.









