Nga Shqipëria / E Premte 26 Prill 2019, 16:04

'Të njoha kush je', pas deklaratës së Rozës reagon Trejsi Sejdini

Pas intervistës së Trejsi Sejdinit në emisionin e Roza Latit "Why not", modelja dhe moderatorja u bënë mikesha shumë të ngushta. Këtë e vërtetuan edhe postimet e fundit të Rozës në Instastory ku shkruante me shumë dashuri për Trejsin.

"Duhet të jetoja me Trjesi Sejdinin te shtëpia e saj, që ta njihja kush është kjo vajzë. Dhe kjo është binjakja ime. Shumë dashuri për ty vajzë. Si jemi njohur bashkë, ishe aty për mua kur unë isha keq, shumë keq", shkruante Roza.

Pas këtyre deklaratave, Trejsi ka reaguar duke i postuar në Instastory dhe duke i thënë Rozës publikisht: "Të dua".