Nga Shqipëria / E Premte 26 Prill 2019, 16:04

Anxhela Peristeri bën tatuazh gjigant në trup

Vetëm pak kohë pas publikimit të këngës "Muza ime" që bëri namin e dëgjohet kudo, Anxhela Peristeri ka një tjetër surprizë për publikun. Me postimin e fundit në Instagram, këngëtarja njofton se sot do të publikojë një tjetër këngë të re.

Në foton e postuar, Anxhela shfaqet e veshur me një fustan të kuq dhe tregon tatuazhin e ri në kurriz. Këngëtarja ka vizatuar një trëndafil gjigant dhe foto me siguri është shkëputur gjatë xhirimeve të klipit.

Kënga mban titullin "Maraz" dhe ashtu si çdo këngë e Anxhelës, pritet të kthehet në hit.