Moderatorja e njohur Klea Huta është një ndër emrat më të komentuar në media e rrjete sociale, ku ka mbledhur mijëra ndjekës e ndan me ta momente të ndryshme nga jeta e saj.

Pak më parë, moderatorja publikoi një foto krahas së cilës dha për fansat lajmin e bukur se shumë shpejt do të kthehet në ekran, pa zbuluar ende projektin e ri që do të sjellë.

"Sa më ka marrë malli për ju publiku im, shumë shpejt do shihemi bashkë ."- shkruan moderatorja krahas postimit, duke i lënë të gjithë kuriozë për rikthimin e saj.








