Që në momentin që bënë publike lidhjen e tyre, Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer për publikun. Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk ngurrojnë që këtë gjë ta tregojnë dhe në rrjetet sociale.

Shpesh Fatma dhe Alfio pëlqejnë të surprizojnë njëri-tjetrin me dhurata dhe surpriza të papritura ku sigurisht nuk mungojnë dedikimet romantike për plot dashuri. Mëngjesin e sotëm, Alfio ka vendosur të surprizojë Fatmën në mënyrën më të ëmbël.

“Alfio Rrotani çuni i surprizave. Mëngjesi i ëmbël shumë”, ka shkruar pranë fotos Fatma ku shihet se Alfio i ka përgatitur mëngjesin, mirëpo detaji më romantik janë trëndafilat e kuq që ai ka vendosur pranë.







