Nga Shqipëria / E Premte 26 Prill 2019, 11:11

Gjendet sozia shqiptare e Jennifer Lopez, moderatorja qenka kopja identike e saj

Moderatorja shqiptare, Eva Murati, është kthyer shumë shpejt në një personazh në showbizin shqiptar e cila komentohet shpesh për pamjen e saj dhe lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, Genarin.

Ndonëse ajo mundohet që jetën private ta mbaj larg syrit të publikut, në mediat rozë është shkruar shumë herë për të. Shumë aktive dhe e ndjekur në ‘Instagram’, Eva publikon vazhdimisht foto nga jeta e saj dhe i përgjigjet pyetjeve të fansave.

Së fundmi, njëri prej tyre e ka pyetur bukuroshen shqiptare se nëse e di që ngjason me këngëtaren me famë botërore Jennifer Lopez.

Eva ka shpërndarë një artikull ku shihet një foto e saj dhe e Jennifer dhe ka pranuar se shpesh herë i kanë thënë për ngjashmërinë e madhe mes tyre.