Nga Shqipëria / E Premte 26 Prill 2019, 10:10

Nik Xhelilaj në rol kryesor: Ja seriali i ri turk që do t'ju fiksojë para ekranit

Shumë shpejt "Tv Klan" do të sjellë në ekran një serial të ri turk, ku rol protagonist do të ketë aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj.

"Qyteti i humbur" do të quhet seriali i cili tregon për historinë e banorëve të një pallati 6 katësh, të cilët po përpiqen të kapin ritmin e jetës urbane. Sipas "Tv Klan", banorët e lagjes së varfër të Stambollit duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe shpresat e tyre, për t'u përshtatur me metropolin e madh.

Një nënë e varfër me 6 fëmijë migron në Stamboll, ku përjeton një histori dashurie që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve. Protagonist kryesor në këtë serial turk do të jetë aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj, i cili po korr sukses të madh në Turqi.