Moderatorja e njohur, Fjodora Fjori, është një nga personazhet e përfolur në mediat rozë, jeta e së cilës komentohet gjatë. Siç dihet Fjodora është nënë e një djali të cilin siç ka treguar dhe publikisht e ka adoptuar dhe në çdo intervistë rrëfen se ai është gjëja më e rëndësishme në jetën e saj.

Megjithatë lidhur me historitë e dashurisë, moderatorja duket se nuk ka raporte të mira. E ftuar së fundmi në emisionin ‘Thumb’, Fjodora ka folur për martesën dhe për meshkujt shqiptar.

“Kaq frikacak janë këta meshkujt shqiptar?”, e ka pyetur Aulona Fjodorën.
“Sa do që të përpiqen brenda vetes së tyre mbeten çunat e lagjes”, është përgjigjur ajo duke thumbuar kështu meshkujt shqiptar.

“Po nga ëndrra që thonë që të gjitha vajzat e kanë të veshin një herë fustanin e bardhë, ti ke hequr dorë?, e pyet Aulona.
“Po na duhet burrë një herë para dasme”, ka thënë Fjodora duke treguar se ende është beqare dhe në kërkim të dashurisë.
View this post on Instagram







