Nga Shqipëria / E Premte 26 Prill 2019, 10:10

E pranoi publikisht: Chiara Ferragni qenka fanse e madhe e këngëtares shqiptare

Chiara Ferragni është një ndër blogeret më të njohura e të komentuara të momentit në mbarë botën, e cila numëron miliona ndjekës në profilin e saj në Instagram.

Ajo është tepër aktive me postime të shumta, ku në njërin prej tyre ka treguar së fundmi se është fanse e madhe e këngëtares shqiptare Dua Lipa.

Madje, Chiara ka treguar se i pëlqen shumë sa herë dëgjon këngët e saj.

"Gjithmonë dëshiroj t'i dëgjoj këngët e tua"- shkruan blogerja krahas postimit ku etiketon Dua Lipën.