Ish-banorja e "Big Brother", Rike Roçi është një ndër personazhet e cila ndonëse ka vite që ka mbaruar reality show i njohur vazhdon ende të komentohet nga mediat dhe fansat. Rike është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht i përgjigjet pyetjeve të fansave.

Mbrëmjen e djeshme, një prej tyre i ka lënë një koment aspak të mirë, modeles duke i thënë se edhe ajo është e bërë dhe ka bërë ndryshime në hundë dhe në gjo.ks. Mirëpo këtë koment Rike nuk e ka pritur aspak mirë dhe i është kthyer keq fanses.

“Ja mi shoqe e dashur, në mëngjes kjo foto pla.si sytë…Çfarë sheh të bërë ti këtu? Apo jeni mësuar duke parë që janë të gjithë të bëra dhe nuk ju besohet kush është natyrale vërtetë. S’kam asgjë të bërë unë”, ka shkruar Rike përmbi një foto ku shihet pa grim.







