
Prej disa muajsh këngëtarja shqiptare, Gordana Kingji e njohur me emrin e artit Baby G po shijon lidhjen me Lim Hotin, mik i ngushtë me reperin Stresi. Ishte Baby G ajo që e bëri publike këtë lidhje për Shën Valentin e që prej asaj dite nuk ngurron të postojë shpesh foto e video nga momentet e tyre së bashku.
Këngëtarja është shumë e lumtur në këtë lidhje dhe i dashuri duket shumë i përkushtuar ndaj saj.
Në postimet e fundit çifti shfaqen duke bërë shopping, më pas duke u argëtuar me pushime në një vend me dëborë.
Thuhet se Baby G prej kohësh është zhvendosur në Tiranë për të qenë më pranë Limit.
Këngëtarja pak kohë më parë njoftoi se së shpejti do sjellë edhe bashkëpunimin e parë me të dashurin.